Ternava hesht ndaj veprimeve të vartësve të vet

Aktuale

Ternava hesht ndaj veprimeve të vartësve të vet

Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:15
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava nuk ka dashur të flas lidhur me “lutjen e fitores”, e cila është kryer në xhaminë Sinan Pasha në Prizren.

Kp ka kontaktuat Tërnave lidhur me “lutjën e fitores”, e cila është bërë në mbështetje të Forcave të Armatosura të Turqisë, të cilët tash e gjashtë ditë kanë nisur operacionin “Dega e Ullirit”, kundër pozicioneve kurde në rajonin Afrin të Sirisë, megjithatë, Tërnava nuk ka dashur të flas.

Sipas një raporti të Anadolu Agency, kjo është kryer në organizim të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Kryesisë së Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë (Diyanet).

Sipas AA, qytetarët e vendit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe ushtarët turk në Kosovë, pas leximit të Kur'anit janë lutur për ushtarët që të arrijnë fitore në operacionin e nisur nga Forcave të Armatosura të Turqisë.

“Lutja e fitores” është kryer pas namazit të jacisë me leximin e sures El-Feth'.Programi është udhëhequr nga Mustafa Tomba?, i cili është përfaqësues i Diyanetit dhe imam në xhaminë Sinan Pasha të Prizrenit.

Në këtë program ku kanë marrë pjesë edhe gratë, ka qenë prezentë edhe ambasadorja e Turqisë në Prishtinë, K?v?lc?m K?l?ç dhe konsullja e përgjithshme e Turqisë në Prizren, Eylem Altunya.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat