Vuçiq deklarohet rreth njohjes së Kosovës

Aktuale

Vuçiq deklarohet rreth njohjes së Kosovës

Më: 25 janar 2018 Në ora: 17:24
Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot në Davos se është e rëndësishme të flitet dhe të mendojë për të ardhmen e popullit serb dhe shqiptar.

Ai pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi tha se është e rëndësishme të vazhdohet për të diskutuar për të ardhmen e popullit serb dhe shqiptar.

Në konstatimin se do të marrë pjesë në disa konferenca ku do të flitet për Serbinë dhe Kosovën dhe i pyetur nëse kjo është për shqetësim, presidenti serb tha se ‘kjo nuk ka të bëjë me Serbinë dhe Kosovën, por me Beogradin dhe Prishtinën’.

“Po, flitet për marrëdhëniet tona dhe nuk është aspak një vit i lehtë para nesh në këtë rast. Pasi nuk mund të komentoj për absurditetin që disa njerëz në skenën politike serbe thonë, ne duhet të vendosim se çfarë është ajo që ne mundemi, çfarë duam dhe të kemi një qasje realiste dhe serioze për të humbur sa më pak që mundemi dhe të fitojmë sa më shumë që mundemi”, tha Vuçiq.

Ai tha se çështja është nëse ka një mundësi për të organizuar një konferencë ndërkombëtare në të cilën çështja e Kosovës do të zgjidhet, në vend të "rrënimit" në Bruksel. 

“Nëse dikush mendon se ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është se Serbia duhet ta njohë Kosovën, atëherë kjo është “faleminderit, lamtumirë",” tha presidenti i Serbisë. I pyetur nëse Prishtina zyrtare është gati për kompromis, Vuçiq u përgjigj se nuk është në gjendje të fliste në emër të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat