Konjufca: E kuptoj pse Dardan Gashi gjuajti me armë, në oda njeri bëhet trim edhe pa qenë

Aktuale

Konjufca: E kuptoj pse Dardan Gashi gjuajti me armë, në oda njeri bëhet trim edhe pa qenë

Më: 26 janar 2018 Në ora: 11:11
Glauk Konjufca

Shefi i GP të Vetëvendosjes Glauk Konjufca, e ka cilësuar si sjellje të keqe, veprimin e zëvendëskryeministrit Dardan Gashi , duke thënë se numri 2 i Qeverisë ka bërë shkelje të ligjit.

Megjithatë, Konjufca konsideron se ende më shqetësues ku dihet që kjo ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e një  tjetër zëvendëskryeministri, për të festuar lirimin nga akuzat për korrupsion.

 “Pra ky është një problem, sepse kemi pasë shkelje të ligjit prej një figure të lartë publike, sepse I është i dyti i Qeverisë i cili  ka bërë këtë veprim. Problemi merr dimension më shqetësues kur kuptohet se ku ka ndodhur kjo ngjarje. Kjo ngjarje ka ndodhur në shtëpinë e një zëvendëskryeministri tjetër, pra i dyti tjetër i Qeverisë. Ende më shqetësues problemi bëhet se pse ata janë mbledh aty, janë mbledhur për të festuar për shkak se zëvendëskryeministri është shpallur i pafajshëm nga një aktakuzë për korrupsion. Është shumë keq sepse po shkelet ligji, kur njerëzit festojnë kur dalin të pafajshëm nga drejtësia, kjo nuk është fort e hijshme, dhe s’është e duhur për të ndodhur”, tha Konjufca.

Glauk Konjufca ka folur në Kuvend lidhur me gjuajtën me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi në odën e Fatmir Limajt. Në interpelancës që po mbahet sot në Kuvend, Konjufca tha se nuk e arsyeton Gashin, por e kupton sepse ‘në odën e burrave dhe kur sheh që të tjerët po gjuajnë, të vjen të bëhesh trim edhe pa qenë hiç’.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca thotë se numri dy i Qeverisë, Dardan Gashi, ka shkelur ligjin duke gjuajtur me armë, e më e keqja është se kjo ka ndodhur në shtëpinë e zv.kryeministrit tjetër, Fatmir Limaj.

“Natyrisht që kjo është një sjellje e keqe e një zyrtari të qeverisë. Kemi pas shkelje të ligjit pre të dytit të Qeverisë”, ka thënë Konjufca.

“Por, problemi merr dimension më shqetësues kur dihet se ku ka ndodhur. Pra, ka ndodhur në shtëpinë e zv.kryeministrit. E edhe më shqetësues bëhet kur merret vesh arsyeja pse janë mbledhë. Janë mbledh për të festuar që zv.kryeministri ka dalë i pafajshëm prej drejtësisë lidhur me aktakuzën për korrupsion”, tha më tej ai.

Shefi i GP të VV’së komentoi edhe deklaratën e kryeminstrit Haradinaj, pasi u bën publike pamjet ku shihej Gashi duke gjuajtur me armë.

“Kryeministri doli dhe e justifikioi, u përmenden traditat, kurse ministri i Drejtësisë ka qenë i rreptë për ka deklaratat, sepse këta vetëm në deklarata janë të rreptë”, ka thënë Konjufca.

E ai tregon se nuk nuk e arsyeton Gashin, por e kupton, sepse ka dashur të shesë trimëri.

“Në ato tubimet ku ka yndyrë e mish, e raki dhe ku shahirat grijnë, njeri bohet trim edhe pa qenë hic”, ka thënë Konjufca. Kur cohet Samia e gjun, cohet edhe cun Endritit, thotë njeri cka kam unë që nuk gjuaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat