Krasniqi-deputetëve: A mundeni me garantu që ju kurrë nuk keni shtie me armë!

Aktuale

Krasniqi-deputetëve: A mundeni me garantu që ju kurrë nuk keni shtie me armë!

Më: 26 janar 2018 Në ora: 11:15
Memli Krasniqi

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka kritikuar iniciuesit e interpelancës për gjuajtën me armë, duke thënë se ata nuk po shprehen serioz.

Krasniqi i ka pyetur se a kanë gjuajtur ata armë në ndonjë gëzim apo festë në familjen e tyre.

“A mundeni me garantu se anëtarët e juaj të partive në një prej gëzimeve, që ju ka lind djalë mbase 5 qikave apo qikë mbas 5 djemve a kur kanë marr nuse, ata nuk kanë gjuajtur me armë. Nëse doni me ardh në këtë nivel, me denoncua veç pse e kanë parë të xhiruar. Atëherë edhe na tjerët jemi zyrtar publik, bile na kemi marr besimin e qytetarëve, e ata janë të emruar nga Qeveria. A garantoni se asnjëherë prej juve që keni përgjegjësi publike, nuk kanë përdor armë. Le të thonë jo, unë heqi dorë” ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat