Abdixhiku për qëndrimin e Thaçit në Davos: Pasqyrë e një shteti të izoluar

Aktuale

Abdixhiku për qëndrimin e Thaçit në Davos: Pasqyrë e një shteti të izoluar

Më: 26 janar 2018 Në ora: 23:24
Lumir Abdixhiku

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi aktualisht ndodhet në Davos të Zvicrës ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik botëror, takim për të cilin mblidhen udhëheqës politikë, ekonomik e të biznesit. Thaçi dukshëm vërehet se nuk është mirëpritur atje, kjo shihet edhe nga takimet e pakta që ka mundësinë të zhvillojë atje. Thaçi në shumicën e kohës është parë të ketë takime veç më këshilltarët e vet.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku thotë se shëtitjet e  thata të Thaçit janë pasqyra e një shteti të izoluar.

“Kjo në fakt është pasqyra e një shteti të izoluar, me liderë edhe më të izoluar. Shëtitjet e thata të Presidentit, në një tubim ku ka plot liderë, dëshmojnë më së mirë pa dëshirueshmërinë e tij përballë aleateve tanë”, ka thënë Abdixhiku në një prononcim për media.

Sipas tij, kryeministrit Thaçi dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli u mungon aftësia për të krijuar lidhje ndërshtetërore.

“Presidenti, kryeministri e kryeparlamentari nuk janë të aftë më të ndërtojnë asnjë takim e asnjë lidhje ndërshtetërore sepse janë të izoluar nga shtetet perëndimore”, ka theksuar ai.

Adixhiku thotë se janë edhe akrobacionet politike me Gjykatën Speciale ato që dukshëm kanë nisur të reflektojnë në izolimin e liderëve tanë.

“Akrobacionet politike me Gjykatën Speciale kanë nisur të prodhojnë izolimin e liderëve kosovare. Udhëtimet e vetme që këta liderë mund t’i bëjnë tani, do të jenë të karaktereve regjionale.”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi sot përmes një postimi ka thënë se ka takuar liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Bashkimit, në kuadër të sesionit të Forumir Ekonomik Botëror me temë “Përshpejtimi i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”.

E vizita e Presidentit Thaçi në Davos po del të jetë e varfër për nga takimet. Ai në fotografitë e publikuara në Facebook shihet me këshilltarin e tij, përderisa liderë të tjerë të Ballaknit po shfrytëzojnë mundësitë për takime me investitorë.

Ndërkohë që Presidenti Thaçi aty takon dy persona që edhe në Kosovë mund t’i shohë shpesh, të tjerë lider botërorë po kryejnë takime të rëndësishme mes vete.

Me qëndrimin e Thaçit korridoreve, ka ironizuar edhe Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq, që kur është pyetur për qëndrimin e palës kosovare, ai u thotë gazetarëve që ti pyesin ata (Thaçin me ekip) se edhe ashtu po enden në korridore e duket sikur kanë kohë të lirë.

Në Forumin Ekonomik Botëror që mbahet në Davos të Zvicrës, po marrin pjesë më të fuqishmit e botës nga sfera politike dhe ekonomike.

Para përfaqësuesve të shumë shteteve ka mbajtur dje fjalim kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ndërsa sot Presidenti amerikan Donald Trump. Të dy zhvilluan edhe takim të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat