Ministrja Hoxha përkujton viktimat e Holokaustit

Aktuale

Ministrja Hoxha përkujton viktimat e Holokaustit

Më: 27 janar 2018 Në ora: 12:52
Dhurata Hoxha

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka vendosur lule pranë pllakës përkujtimore dedikuar viktimave të popullit hebre gjatë Holokaustit.

Me këtë rast, duke shënuar ditën e Holokaustit, Ministrja Hoxha ka shkruar në rrjetin social se “përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore”.

Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:

“Në shënimin e Ditës së Holokaustit, përkujtojmë një nga plagët më të dhimbshme të historisë njerëzore. Shekulli i kaluar, me holokaustin, na dha një nga mësimet më të hidhura që nuk duhet lejuar kurrë të përsëritet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat