Pyetje për Presidentin Thaçi: Çfarë bëtë më 17 milionë eurot në KEK, 5 milionë ia dhatë vëllaut tuaj, por sa i mbajtët për vete?

Aktuale

Pyetje për Presidentin Thaçi: Çfarë bëtë më 17 milionë eurot në KEK, 5 milionë ia dhatë vëllaut tuaj, por sa i mbajtët për vete?

Nga: H.O. Më: 27 janar 2018 Në ora: 16:06
Arkiv

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari iu ka drejtuar me një pyetje të hapur Presidentit Hashim Thaçi duke e pyetur se çfarë ka ndodhur me 17 milionë eurot e KEK-ut, më 17 shtator të vitit 2010.

Miftari ia ka kujtuar këtë ngjarje Presidentit Thaçi duke e pyetur poashtu se disa mega kamion dhe eskavator a ua solli Zvonko Veselinoviqi apo dikush tjetër.

Sa i përket 17 milionë eurove, Miftari pyet se sa nga to i ka mbajtë vetë Thaçi, derisa 5 milionë ia ka ndarë vëllaut të tij.

Postimi i plotë:

Pyetje presidentit Hashim Thaçi

A po na tregon, o lum presidenti, si i bëtë rrush e kumbulla e i vodhët 17 milion Euro në KEK më 17 shtator të vitit 2010, gjoja për largimin e 5.000.000 metra kub dhe nga një vend në një vend tjetër (disa qindra metra ma larg)!?

A të kujtohet kur kontraktorë ishte kinse firma KASTRIOTI, por në të vërtetë punën e kryente MEGA-BANI, pronar e së cilës ishte një llapjan (shok i vëllezërve tuaj nga ish-baushtellat në Austri). Interesant?!... më ka mbet pik në zemër për ta mësuar (edhe pasi i kam parë personalisht ato mjete) se si i siguruat ato 2 DAMPERAT, Mega-Kamion me ngjyrë të gjelbër që punonin pa targa... U-hhhh, se desh harrova! Çuditërisht, tabelat i kishin të BG- BEOGRADIT, kryeqytetit Serb (edhe pse në vend punishte ua hoqën me kaqavida ato targa,regjistrimin e Beogradit).!

Pra, pyetja është: ata mega kamion dhe eskavator ua solli Zvonko Veselinoviqi apo dikush tjetër?

Nuk po të pyes se sa para i morën Njazi Thaçi dhe Arben Xhuka sepse e DIMË, por nga ato 5 milion euro që ju dhanë vëllait tënd (jo Ganiut), prej tyre, sa ishin tuajat dhe së paku a paguat tatim për ato 5 milion euro?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat