Vrasja e Ivanoviq, Rama zbulon bisedën me Vuçiq për Kosovën

Aktuale

Vrasja e Ivanoviq, Rama zbulon bisedën me Vuçiq për Kosovën

Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:48
Rama dhe Vuçiq gjatë takimit në Davos

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar bisedën me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë qëndrimit në Davos, ku morën pjesë në Forumin Ekonomik.

Rama tha se ka biseduar me Vuçiç për vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviç, për të cilin tha se nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut.

Sipas tij, vendet e rajonit po hyjnë në një fazë të re bashkëpunimi, ku ka një rritje të ndejshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon dhe posaçërisht në Shqipëri.

“Së fundi, nga biseda me presidentin e Serbisë, mundëm të konstatojmë se vrasja e Ivanoviç në Kosovë nuk ka ndikuar negativisht në ecurinë e mëtejshme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ne e mbështesim fuqimisht, e nga ana tjetër, në funksion të procesit të Berlinit dhe rritjes së bashkëpunimit rajonal në çdo aspekt ne jemi besimplotë që po hyjmë në një fazë të re, ku ka një rritje të ndjeshme të interesit të kompanive të huaja për të investuar në rajon, dhe posaçërisht në Shqipëri. Pasqyra e përgjithshme është optimiste për të ardhmen e afërt. Një vend që negocion anëtarësimin është në end me besueshmëri shumë të lartë edhe për investitorët dhe negociatorët”, tha Rama në mbledhjen e grupit të PS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat