Shefi i kabinetit të kryeministrit komenton futjen e Limajt në listën e zezë të SHBA-ve

Aktuale

Shefi i kabinetit të kryeministrit komenton futjen e Limajt në listën e zezë të SHBA-ve

Më: 30 janar 2018 Në ora: 19:49
Ramush Haradinaj

Avni Arifi, shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradianjt, ka komentuar vazhdimin e ndalimit për 25 kosovarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë listë që gjendën edhe zyrtarë të lartë të shtetit, si zv/kryeministri, Fatmir Limaj, dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, si Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, Arifi ka thënë se kjo gjë nuk parqet aspak problem në raportet mes SHBA-ve dhe Kosovës, shkruan Insaderi.

Arifi fillimisht për Insadjerin ka thënë se shumica e personave që gjendën në këtë listë janë të dyshuar se kanë ndihmuar shqiptarët për të fituar të drejtën e tyre, ndërsa sipas tij edhe pse lufta ka mbaruar qe 17 vite këta persona kanë mbetur në këto lista.

“Gjate luftës në Maqedoni në vitin 2000 shumica e personave që janë në këtë liste janë dyshuar se kane ndihmuar shqiptaret për të fituar të drejtat e tyre. Lufta ka mbaruar qe 17 vite por keta kane mbetur në liste“, ka thënë ai për Insajderin.

Arifi po ashtu ka thënë se angazhimi i këtyre personave nuk ka të bëjë me angazhimin që kanë sot, ndërsa nuk paraqesin problem me marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në.

“Është tjetër kohe dhe këto dy tema nuk kane të bëjnë me angazhimet e tyre sot. Nuk kanë fare të bëjnë njëra me tjetrën  dhe nuk paraqesin probleme e as nuk kanë paraqitur në të kaluarën”, ka thënë Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat