Për shkak të liberalizimit Pacolli kërcënon me largim nga qeveria

Aktuale

Për shkak të liberalizimit Pacolli kërcënon me largim nga qeveria

Më: 30 janar 2018 Në ora: 20:28
Behgjet Pacolli

(E plotësuar) - Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Behgjet Pacolli thotë se ka mbetur pak kohë për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi, në të kundërtën sipas tij, këtë vit nuk do të kemi liberalizim të vizave. Nëse nuk do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët, Pacolli kërcënon me largim nga Qeveria. Por Demarkacioni nuk është çështja e vetme për të cilën, Pacolli nuk pajtohet me shefin e tij në Qeveri. Ministri i Punëve të Jashtme nuk pajtohet me vendimin e Haradinajt për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar. Ndërkohë, Pacolli e quan të tmerrshme iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale.

Pacolli kundër Haradinajt për rritjen e pagave: Kryeministri nuk i ka punët aq keq

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nuk përkrah vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave për kabinetin qeveritar.

Në dhjetorin e vitit të kaluar, Haradinaj mori vendim që t’i rris pagën vetës për 100 për qind. Në arsyetimin e tij, Haradinaj kishte thënë se kishte nevojë për ato para për shkak të punës që ka.

Por zëdhënësi i tij, Behgjet Pacolli nuk mendon se Haradinaj i ka punët aq keq.

“Nuk do ta votoja për arsye se është një disbalancim tepër i madh”, tha Pacolli i cili tregoi se në mbledhjen kur u mor vendimi, ai nuk ishte prezent.

“Z. Haradinaj nuk i ka punët aq keq sa mos të ketë për të blerë kravata’, tha Pacolli.

Pacolli tregoi se pagën e tij e jep si donacion.

Ndërkohë kryeministri nga 1 mijë e 500 euro rriti pagën në 2950.

Ky vendim është shpall i jashtëligjshëm nga Agjencia Kundër Korrupsionit, ndërkohë Express merr vesh se Ministri i Financave Bedri Hamza, ka anuluar këtë vendim.

Pacolli e quan të tmerrshme iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale

Të tmerrshme dhe të frikshme, e quan zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli iniciativën për shfuqizim të Gjykatës Speciale. Dhjetorin e vitit të kaluar 43 deputetë të Kuvendit kërkuan shfuqizim të Gjykatës Speciale. Kjo kërkesë tashmë është në duart e Qeverisë e cila ka një muaj kohë për përgjigje.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli u shpreh sërish kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

“Kjo është një iniciativë goxha e tmerrshme e frikshme”, tha Pacolli.

“Sinqerisht, sinjalet janë shumë pesimiste”, theksoi Pacolli.

Pacolli thotë se Kosova ka edhe 15 ditë kohë për të zënë hapin për liberalizim

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës Behgjet Pacolli thotë se Kosova nuk ka shumë kohë për të zënë hapin për liberalizim vizash.

Thekson se janë duke punuar që të bindin kryeministrin Ramush Haradinaj për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi.

Pacolli është i bindur se Kosova nuk ka humbur asnjë centimetër tokë.

“Nëse nuk ndodh 10-15 ditët e ardhshme atëherë kam frikë se e kemi humbur hapin dhe nuk do të kemi liberalizim këtë vit. Kjo po më dhemb shpirtërisht. Vendi jonë është i vetmi që ka mbet si vrimë e zezë dhe të rinjtë tonë nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit”, ka thënë Pacolli.

“Nëse ratifikimi ndodh tash, liberalizimin di ta kemi në sezonin e verës, nëse jo atëherë do të na zënë pushimet”, shtoi tutje ai.

Pacolli: Nëse Haradinaj nuk do të bindet për demarkacionin, do t’i humbë kuptimi kësaj qeverie

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë së Kosovës Behgjet Pacolli thotë se nëse nuk do të zgjidhet shpejt çështja e Demarkacionit me Malin e Zi, vendi do të ketë pasoj a të pa riparueshme.

Thekson se kjo çështje nuk pret shumë, përndryshe as këtë vit nuk do të ketë liberalizim vizash.

Pacolli shpreson se  kryeministri Haradinaj do të bindet për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi. Në të kundërt, sipas ministrit të Punëve të Jashtme, kësaj qeverie do t’i humb kuptimi.

“Dëmet janë pothuajse për këtë vit të pariparueshëm”, tha Pacolli në 'Rubikon'.

"Ndoshta do ti humb kuptimi kësaj qeverie”, theksoi Pacolli.

Pacolli: Do ta bindim Ramush Haradinajn të ndryshojë qëndrimin për Demarkacionin

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi duhet të ndodh patjetër, përndryshe Kosova do të humb liberalizimin e vizave për këtë vit.

Pacolli ka thënë se do të provojnë që të ndërrojnë edhe qasjen e kryeministrit Haradinaj lidhur me këtë problematikë, pasi që edhe një nga partnerët e koalicionit (NISMA), ka një ndryshim të qëndrimit lidhur me Demarkacionin.

“Sidoqoftë nga aspekti i përgjegjësive, Kosova ka përgjegjësi ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe ndaj shtetit që kemi një marrëveshje që ta ratifikojë atë marrëveshje. Është marrëveshje ndërkombëtare, dhe aty ka disa faktor që kanë luajtur rol të rëndësishëm që ka ardhur deri të nënshkrimi i asaj marrëveshjes,

Më duket pak absurd, ose është bërë gabim në hapa. Që para se të nënshkruhej ajo marrëveshje do të duhej të ratifikohej në Kuvendin e Kosovës, ose pala e Malit të Zi ka qenë e sigurt se edhe Kosova do ta ratifikojë të njëjtën marrëveshje. Çështja e ratifikimit të marrëveshjes me do e mos duhet të ndodh, megjithatë unë nuk mund të garantojë.

Besoj se edhe ajo pjesë që e kundërshton marrëveshjen do të reflektojë para kësaj situate, pasi liberalizimi i vizave varet nga implementimi i marrëveshjes së Demarkacionit. Nëse ne e bëjmë hapin e duhur shumë shpejtë do të kemi liberalizimin e vizave

Besoj që Haradinaj flet çdo ditë edhe me ata që e mbështesin marrëveshjen. Edhe NISMA ka ndërruar qëndrim, dhe besoj se së bashku do të mund ta bindim kryeministrin në këtë çështje, pasi dihet që edhe PDK-ja është pro marrëveshjes së bashku me LDK-në.

Nëse nuk ndodh në 15 ditët e ardhshme besoj se e kemi humbur hapin, dhe do të humbim liberalizimin e vizave” , ka deklaruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat