"Mos reagimi i Haradinajt ndaj Edi Ramës, qyqarllëk i denjë"

Aktuale

"Mos reagimi i Haradinajt ndaj Edi Ramës, qyqarllëk i denjë"

Nga: H.Orana Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 15:25
Ramush Haradinaj dhe Edi Rama

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ku ka krahasuar liderët politikë me lopët.

Gecaj thotë se mos reagimi i zyrës së kryeministrit është një qyqarllëk i kulluar dhe I padenjë për përfaqësim të vendit.

Postimi i plotë:

“Krahasimi i liderëve me lopët, Zyra e Haradinajt pa fjalë për deklaratat e Ramës”

Një krahasim i tillë, nga një udhëheqës i tillë i lartë, pa marrë parasysh a ka të drejtê a jo, është i paprecedentë dhe tej mase denigrues për vendin dhe institucionet që përfaqësojnë ata individë! Por edhe strukja dhe mos-nxjerrja bash e asnjë fjale është qyqarllëk i kulluar dhe përfaqësim i padenjë i vendit dhe i atyre institucioneve! Unë nuk jam i befasuar as me njërën e as me tjetrën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat