Gjyqtari gjerman akuza të rënda për EULEX-in: Nuk u intereson për sundim të ligjit

Aktuale

Gjyqtari gjerman akuza të rënda për EULEX-in: Nuk u intereson për sundim të ligjit

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 22:36
Ilustrim

Ish-gjyqtari i EULEX-it, Torsten Koschinka, ka thënë se në Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit nuk janë të interesuar për sundimin e ligjit, dhe se në këtë mision kishte parë të punësuar që nuk i kuptonin kërkesat themelore për sundimin e ligjit.

Koschinka, që momentalisht punon si gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Gorlitz të Gjermanisë, ishte gjykatës ndërkombëtar në EULEX menjëherë pas fillimit të misionit nga vitet 2008 deri më 2011.

Ai tha se ai ishte dëshmitar i problemeve që ka institucioni i EULEX-it.

“Shumë njerëz thjeshtë nuk ishin të kualifikuar për të punuar atje [në EULEX, v.j], veçanërisht në nivelet më të larta”, thotë Koschinka, i cili shërbeu si gjykatës i apelit në Gjykatën Supreme të Kosovës. “Disa njerëz nuk i kuptonin idetë themelore të sundimit të ligjit. Ata nuk ishin të interesuar për sundimin e ligjit. Ata mendonin se ligji ishte vetëm një rekomandim miqësor”.

Koschinka deklaroi se kishte shkuar me optimizëm në Kosovë, por se më pas kishte përjetuar një lloj joprofesionalizmi në EULEX, shkruan Insajder.

“Ne erdhëm atje për të promovuar sundimin e ligjit dhe për të sjell sundimin e ligjit në Kosovë. Ne donim të kontrubonim në këtë pikë”, thotë Koschinka. “Që të isha dëshmitar i këtij lloj joprofesionalizmi – isha plotësisht i habitur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat