Eksperti tregon si është gjendja e sigurisë në Kosovë pas vrasjes së Ivanoviqit

Aktuale

Eksperti tregon si është gjendja e sigurisë në Kosovë pas vrasjes së Ivanoviqit

Nga: A.Zh Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 08:58
Oliver Ivanoviq

Eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë, pas vrasjes së liderit serb Oliver Ivanoviq, është stabile.

Tërnava në një postim në Facebook, ka theksuar se këtë stabilitet po e sigurojnë faktorët ndërkombëtar, NATO dhe KFRO-i, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se nëse sulmohet prapë Kosova nga armiqtë e saj, ai shtet që sulmon vendin tonë, nuk do të ekzistojë më.

Image
Hajrullah Ternava

Postimi i plotë i Hajrullah Tërnavës:

Admirali Foggo ka thënë se NATO-ja nuk është e shqetësuar për stabilitetin në Kosovë. A është me të vërtet gjendja në Kosovë për të mos u shqetësuar, sidomos tash së fundi pas vrasjes së Ivanoviq? 

Situata e sigurisë e Kosovës në këto kohëra si dhe nga çlirimi e deri me tani është stabile. Këtë stabilitet e sigurojn faktorët ndërkombëtar, ata të cilët na ndihmuan me u çlirua sikur që është Amerika dhe BE me NATO-në dhe KFOR-in tani. Me vetë faktin e deklarimit të Admiralit Foggo se nuk egziston shqetësimi i NATO-së për destabilizimin e qështjes së sigurisë në Kosovë është argument i fortë për këtë çka e thot Admirali. Intervenimi i faktorit ndërkombëtar i viteve 1999 në krye me Amerikën dhe BE për çlirimin e Kosovës ndaj Serbisë, është qështje serioze në politikat ndërkombëtare, sepse ai intervenim është bërë për shkaqe humanitare të çrrënjësimit të një kombi të tërë ndaj shqipëtarve nga ana e Serbisë. Me vet faktin se ky intervenim ka ndodhur dhe i cili e ka pasur koston e larte shumë miliardëshe, e ka rëndësinë ma te madhe dhe bazamentin se ky intervenim nuk është bërë „shkel e shko apo sa për sy e faqe“ por është bërë që njëherë e pergjithmon në këtë vend të mbreterojn ligjet dhe e drejta që të jetohet lirshem me konditat ndërkombëtare të civilizimit botëror. Prandaj këto fakte sikur që i spjegova, i dijn edhe ata që nuk ja dojnë të miren Kosovës në këtë rast armiqët tonë, prandaj janë të detyruar që të pajtohën me gjendjen faktike egzistuese, sepse po su pajtuan me këtë gjendje të kesaj sigurije ne Kosovë, dhe nëse sulmohet Kosova prap, bëhet pytje se a do te egzistoj ma ai shtet që e sulmon Kosovën, kur ka garanca aq te forta nga NATO dhe KFOR, kur dihet se këto janë forcat e më të fortve të botës, sikur që është Amerika dhe BE. Prandaj situata e sigurisë edhe mbas vrasjes së Ivanoviqit është stabile sa i përket kufijve të Kosovës, duke i përjshtua politikat mbrenda qeveritare të tanishme në Kosovë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat