Ministri serb: Kjo është zgjidhja përfundimtare për problemin e Kosovës

Aktuale

Ministri serb: Kjo është zgjidhja përfundimtare për problemin e Kosovës

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 23:28
Nenad Popoviq

“Një autonomi shumë e gjerë për shqiptarët, por nën kujdesin e Kushtetues serbe dhe Rezolutës 1244”.

Kjo është zgjidhja përfundimtare për problemin e Kosovës, ka thënë për blicin serb, ministri serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popoviq.

Popoviq thotë se autonomia për Kosovën do të ishte edhe në interesin e të gjithë shqiptarëve.

“Është e rëndësishme që të gjithë së bashku, pavarësisht nga dallimet politike, të japim zgjidhjet tona. Unë nuk i kuptoj ata që nuk duan të marrin pjesë në dialog”.

Këto propozime nga pala serbe vijnë tani kur Kosova po përgatitet për të festuar 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat