Takimin te Pacolli këshilltari i kryeministrit e quan pa rend dite

Aktuale

Takimin te Pacolli këshilltari i kryeministrit e quan pa rend dite

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 21:54
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, deklaroi se kabineti qeveritar sonte është ftuar në darkë nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli në rezidencën e tij, një ditë para se Kryesia e Kuvendit të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

“Është diskutuar për çështje të ndryshme. Nuk ka rend dite. Është darka e dytë informale, pa protokoll dhe pa kravatë”, ka thënë Arifi.

Në këtë darkë mësohet se po marrin pjesë të gjithë ministrat, përfshirë kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ndryshe, nesër në ora 11.00 mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës ku në rend dite ka shqyrtimin e demarkacionit.

PDK ka thënë se do ta votojë demarkacionin, përderisa Nisma Socialdemokrate po provon të gjejë një zgjidhje. LDK ka thënë se do ta votojë, derisa AKR-ja ka kërcënuar se do ta braktisë koalicionin nëse nuk i gjendet zgjidhje demarkacionit. Vetëvendosja nuk lëkundet me qëndrimin që ka kundër demarkacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat