Ndryshimi drastik, Haradinaj për Thaçin: Unë nuk besoj që ai njeri ka bo dy ditë shkollë, ky farë djali i Brojës thojke...

Aktuale

Ndryshimi drastik, Haradinaj për Thaçin: Unë nuk besoj që ai njeri ka bo dy ditë shkollë, ky farë djali i Brojës thojke...

Nga: P.R Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 18:05
Mbrëmë në Hajvali, në rezidencën e Behgjet Pacollit, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj u panë shumë miqësorë.

Mbrëmë në Hajvali, në rezidencën e liderit të AKR-së, njëherit edhe zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj u panë shumë miqësorë. Ata si duket kanë harruar “grindjet” e tyre të mëhershme.

Mbrëmë, u raportua të media që në këtë darkë u arrit marrëveshja për kalimin e demarkacionit, temë kjo e cila ka vite që po dominon në skenën politike në Kosovë.

Por, ishte pikërisht kjo çështje, ajo që e kishte bërë Haradinajn në kohën kur ishte në opozitë, të drejtojë akuza të ashpra ndaj Thaçit.

Ai madje thoshte se është i bindur që Thaçi nuk ka bërë as dy ditë shkollë.

“Cka mka cuditë Hashim Thaci qysh guxon me fol asi fjalsh. Ai thotë jam nifar historiani, qaty u pa se ska kry shkollë kurrë  ngrati. Pernime, une nuk besoj që ai njeri ka bo dy ditë shkollë . Me fol për kufi, a di nuk ka kufi dikund në Balkkan që është ma i përgjakshëm se Cakorri”, kishte deklaruar Haradinaj kohë më parë në njërën nga intervistat e tij televizive, shkruan “Bota sot”.

Siç i referohet Haradinaj Thaçit, me djali i Brojës, thoshte se kufiri duhet me u qu në Kuçisht.

“E ai është historian me demek,  ai unë kam kry histori. E tash ai po thotë që skem hup tokë se ka ardh në Kucisht, se krejt kush është shqiptar e din sa lufta u bo për me u nal qaty.  Vet qeky farë djali i Brojës thojke duhet me qu n'Kuçisht. Kadal more shko vet vlla, mos dish shko vet thojnë. Qaty u pa qe ska kry shkollë kurrë i ngrati, pernime unë nuk besoj që ai njeri ka bo dy ditë shkollë”, kishte deklaruar Haradinaj duke akuzuar rëndë Thaçi, shkruan “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat