Sot seanca kryesore për vrasjen e Aulon Zekës - Bota Sot
Sot seanca kryesore për vrasjen e Aulon Zekës

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

Sot seanca kryesore për vrasjen e Aulon Zekës

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 10:23
Aulon Zeka

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca kryesore ku do të shqyrtohen provat për vrasjen e të miturit Aulon Zeka.

Sipas avokatit të familjes Zeka ka fakte të mjaftueshme për dënimin e dy të akuzuarve lidhur me vrasjen e Aulon Zekës.

“Pas kësaj besoj që nuk do të ketë më shumë se dy seanca”, ka deklaruar avokati Skënder Musa.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë. Lidhur me rastin janë arrestuar si të dyshuar të mitur.

Ndërsa arma me të cilën dyshohej të jetë vrarë Zeka, është gjetur pas më shumë se dy muajve nga vrasja. Policia pati konstatuar se arma ka ndryshuar disa pronarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test