Zyrtare: Kryeministri i Malit të Zi vjen javën e ardhshme në Prishtinë

Aktuale

Zyrtare: Kryeministri i Malit të Zi vjen javën e ardhshme në Prishtinë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 12:04
Dushko Markoviq

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi Dushko Markoviq në Republikën e Kosovës, i cila ishte planifikuar për sot, do të shtyhet për javën e ardhshme. Kështu njofton Qeveria e Malit të Zi.

"Arsyeja për shtyrjen e vizitës është fakti se aeroporti i Prishtinës u mbyll për shkak të mjegullës gjatë mëngjesit.

Afati i vizitës do të harmonizohet dhe në kohë i komunikohet mediave", thuhet nga Qeveria malazeze.

Dushko Markoviq ishte planifikuar që të mbërrijë sot në mëngjes në Kosovë, teksa vendi ende nuk po arrin ta zgjidhë çështjen – tashmë të brendshme – të Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.  

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat