Kukan: Viti 2018, mundësi reale për negociatat

Aktuale

Kukan: Viti 2018, mundësi reale për negociatat

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:57
Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan

Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan përmes një statusi në Twitter ka cituar fjalët e Shefes së Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropianë do bazohet vetëm në meritë.

“Federica Mogherini mbi Ballkanin Perëndimor: Procesi bazohet tek merita, por 2025 duhet të jetë një afat realist për vendet të cilat janë në negociata për integrimin në BE, si edhe për ato të cilat sapo kanë nisur negociata”, shkruan Kukan, duke cituar Mogherinin.

“Federica Mogerini mbi Ballkanin Perëndimorë: Nuk është proces teknik por është një proces real i bazuar mbi transformimin… Dyert janë të hapur dhe ne ju duam ju në familjen tonë evropiane… Viti 2018 është viti ku procesi mund të bëhet i pakthyeshëm”, vijon Kukan.

Komisioni Evropian prezantoi sot strategjinë për zgjerimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në fjalën e saj tha se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. Sipas saj, Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE-së, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”, deklaroi Mogherini.

Ndërsa Komisioneri, Johannes Hann theksoi se e ardhmja e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Evropë, ndërsa vuri në dukje se vendet kanë bërë përmirësim sa i takon forcimit të sundimit të ligjit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat