Tradita vazhdon: Ja të shtënat me armë në një odë në Drenicë ku ishte Sami Lushtaku

Aktuale

Tradita vazhdon: Ja të shtënat me armë në një odë në Drenicë ku ishte Sami Lushtaku

Nga: P.R Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 22:28
Sami Lushtaku sonte kishte një aktivitet në Vojnikë, ku pos tjerash, u përcoll me muzikë folklorike e të shtëna me armë.

Tashmë është bërë traditë gjuajtja më armë nëpër ndejat në Kosovë. E atmosfera më shumë nxehet kur po janë të përfshirë persona zyrtarë në Kosovë.

Javë më parë, u publikua video e festës te Fatmir Limaj, ku ishin të përfshirë ministri Dardan Gashi, këshilltari i Limajt, Endrit Shala, si dhe ish kryetari i Skenderajt, anëtari i PDK-së, Sami Lushtaku.

E pikërisht ky i fundit, sonte kishte një aktivitet në Vojnikë, ku pos tjerash, u përcoll me muzikë folklorike. Por krahas këngëve patriotike ku i këndohej edhe Lushtakut, janë dëgjuar të shtëna me armë, shkruan “Bota sot”.

Refki Ramaj, ka transmetuar “live” këto momente ku shihen persona duke gjuajtur me armë zjarri derisa jehonte kënga.

Për më shumë shikojeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat