Peci: BE'ja do t'i bëjë Spanjës presion për ta njohur Kosovën

Aktuale

Peci: BE'ja do t'i bëjë Spanjës presion për ta njohur Kosovën

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 20:25
Lulzim Peci

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, ka folur rreth mosnjohjes së Kosovës nga Spanja.

Ai ka thënë se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia do të bëjë që edhe shtetet që nuk e kanë njohur atë të bëjnë një hap të tillë.

“Kosova duhet ta konsolidojë shtetësinë e vet, t’i rregullojë raportet me Beogradin dhe ta implementojë në tërësi MSA-në dhe, kur të krijohen rrethanat, t’i bëj edhe hapat tjerë në drejtim të integrimit në BE. Këto rrethana ka mundësi të krijohen pas vitit 2019 ose 2020, pas arritjes së, supozojmë që do të arrihet, marrëveshjes gjithëpërfshirëse e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë“, ka thënë Peci në Rubikon.

“Nëse ndodh kjo atëherë edhe argumentet e Spanjës në lidhje me mosnjohjen e Kosovës do të veniten“, u shpreh Peci.

Përveç kësaj, Peci vlerësoi se shteti spanjoll do të ketë edhe presion nga BE për të bërë një gjë të tillë.

“Do të shihet si shteti kyç i cili po e pengon transformimin e Ballkanit prej një zone ku kanë mbretëruar konfliktet në një zonë e cila është pjesë e BE-së”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat