Thaçi takoi personin që nuk pranoi të dekorohej nga ai

Aktuale

Thaçi takoi personin që nuk pranoi të dekorohej nga ai

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 21:22
Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka takuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, William Walker.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është shprehur i kënaqur që sot ka takuar në SHBA, ish-shefin e misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ani pse ky i fundit kishte refuzuar të dekorohej nga Thaçi muaj më parë.

Thaçi i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka takuar sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, William Walker teksa është shprehur i kënaqur që ka arritur ta takojë.

“Në SHBA, Kosova ka shumë miq. Është kënaqësi të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës me njerëzit që e kanë në zemër dhe punojnë për të, siç është z. William Walker. Në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e kujtojmë me mirënjohjen më të thellë angazhimin e tij për Kosovën, si në vitin 1999, ashtu edhe sot”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook, duke shtuar edhe një fotografi së bashku me Pacollin  dhe Walker.

Por jo më larg se para një muaji, Walker kishte refuzuar të dekorohet nga Thaçi. Kishte deklaruar se ka dallime të mëdha mes tij dhe Presidentit të Kosovës.

“Nuk është që kam refuzuar, por më është kërkuar nëse do të pranoja dhe për disa arsye kam thënë jo, për momentin jo, nuk jam i gatshëm të pranojë një dekorim nga Thaçi. Kemi dallime unë dhe ai”, kishte deklaruar Walker më 15 janar të këtij viti.

Madje Walker kishte treguar haptazi se ai nuk është aspak admirues i Thaçit. Ai kishte thënë Thaçi di vetëm t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët.

“Ai është burrë i pashëm, por nuk jam admirues i tij, e vetmja gjë që Thaçi di të bëjë, është që t’i mbajë të kënaqur ndërkombëtarët” kishte thënë Walker.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat