Komisioni Evropian shpalli një ditë më parë strategjinë e zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor që hap dyert për integrimin e rajonit. Autoritetet në Prishtinë thanë se kanë pritur hapa më konkretë ndaj Kosovës, e cila mbetet e fundit në integrimet evropiane. Për analistët, kjo strategji ka rëndësi të madhe pasi që Bashkimi Evropian po kërkon të rivendosë fuqinë e tij mes ndikimit në rritje të Moskës, dhe të tjerëve. Më hollësisht njofton korrespodenti ynë, Leonat Shehu.