Zëvendëskryeministri i Kosovës flet në Pentagon kundër transformimit të FSK-së në ushtri

Aktuale

Zëvendëskryeministri i Kosovës flet në Pentagon kundër transformimit të FSK-së në ushtri

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:08
Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Komuniteteve për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Delibor Jevtiq

Zëvendës-kryeministri dhe ministri i Komuniteteve për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Delibor Jevtiq, në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka folur kundër themelimit të ushtrisë.

Jevtiq në një takim në Pentagon me zëvendës-ndihmës sekretarin e mbrojtjes, Laura Cooper, me të cilin ka diskutuar situatën në Kosovë, ka thënë se Lista Serbe është kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Jevtiq me Cooper ka folur edhe për sfidat e Kosovës rreth themelimit të Dhomave të Specializuara.

Sipas mediave serbe, në takim është folur edhe për vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe rrezikut për eskalim që ka pasur pas këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat