Gjykata vendos për vrasjen në autobus

Aktuale

Gjykata vendos për vrasjen në autobus

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 11:33
Gjykimi për vrasjen në autobus

Gjykata në Prishtinë ka shpallur sot vendimin e saj ndaj katër të akuzuarve për përleshjen që shkaktoi vrasjen e Qamil Hotit në një autobus.

Gjykata Themelore në Prishtinë dënoi sot me burgim katër të akuzuarit për përleshjen mes familjeve Hoti e Duriqi në një autobus në vitin 2009, nga e cila vdiq Qamil Hoti.

Fehmi Duriqi u shpall fajtor për vrasje të rëpndë dhe armëmbajtje pa leje, duke u dënuar me burgim prej 7 vjetësh.

Milaim Hoti për vrasje të mbetur në tentativë në bashkëkryerje u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg.

Me dënim të njëjtë- nga 3 vjet e gjashtë muaj u dënuan edhe Admir e Isuf Hoti për vrasje në tentativë.

Të dënuarve do t’u llogaritet në dënim edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të dëmtuarit Nexhmie Rizvani, Enver Hoti, Mentor, Ramadan e Elbasane Duriqi për realizimin e kërkesës pasurore juridike gjykata i udhëzoi në kontest të rregullt civil.

Ndaj të akuzuarve Fadil, Xhezair e Bedri Hoti të cilët ndodhen në arrati gjykata e ka veçuar procedurën penale dhe për ta ka lëshuar urdhër-arrest.

Janë konfiskuar ehe armët e tipit “TT” dhe “Crvena Zastava”, dy karikatorë të armës automatike AK 47 me 17 fishekë si dhe të gjitha mjetet e forta të cilat janë përcaktuar në aktakzuzë të propozuara për konfiskim të përhershëm.

Në bazë të aktakuzës së ngritur në vitin 2010, ngjarja kishte ndodhur në fshatin Ribar I Madh, Komuna e Lipjanit, kur familja Hoti vendosi të hynte në autobusin ku gjendej familja Duriqi me pistoletë e shufra hekuri në dorë.

Të akuzuarit Fadil dhe Xhezair Hoti në momentin e hyrjes në autobus kishin qenë të armatosur me armë zjarri dhe dy të pandehurit e tjerë Bedri dhe Milaim Hoti kishin me vete shkopinj druri, i akuzuari Isuf Hoti sqepar për heqjen e gozhdëve,  ndërsa i akuzuari tjetër Admir Hoti shufër hekuri.

Në autobus gjendej i akuzuari Fehmi Duriqi së bashku me axhën e tij Ramadanin, vëllanë Mentor Duriqin dhe motrën Elbasane Duriqi.

Sipas aktakuzës, I pari që kishte hyrë në autobusin ku gjendej familja Duriqi, ishte i akuzuari Fadil Hoti i cili me armë në dorë kishte thënë “zbritni poshtë,” duke iu referuar familjes Duriqi, si dhe kishte filluar të gjuante me armë zjarri në drejtim të këmbëve të Ramadan Duriqit.

Në ndërkohë, të akuzuarit e tjerë Bedri, Milaim, Isuf dhe Admir Hoti kanë filluar të godasin anëtarët e tjerë të familjës Duriqi, Mentorin dhe Elbasanen.

Më tutje, i akuzuari Fehmi Duriqi kishte nxjerrë pistoletën të cilën e mbante pa autorizim dhe kishte shtënë në drejtim të këmbëve të të akuzuarit Fadil Hoti, e më pas në drejtim të Qamil Hotit i cili gjendej në autobus.

Kjo e shtënë kishte rezultuar me vdekjen e të ndjerit Qamil Hoti në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Viktimë e këtyre të shtënave ishte edhe udhëtari i rastit Enver Hoti, i cili pësoi lëndime të rënda trupore.

Më pas, nga dera e pasme e autobusit kishte hyrë Xhezair Hoti, i cili i kishte drejtuar pistoletën në gjoks të dëmtuarit Mentor Duriqi, por ky i fundit kishte arritur t’ia ulte pistoletën poshtë, me ç’rast i akuzuari kishte shkrepur në drejtim të këmbëve të të dëmtuarit Mentor Duriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat