LDK lëshon seancën e sotme - Bota Sot
LDK lëshon seancën e sotme

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

LDK lëshon seancën e sotme

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:06
Kuvendi

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka paraqitur një mocion që mos të votohet bordi i anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, pa raportuar ministri i Arsimit, Shqyri Bytyçi lidhur me shkarkimin e ish-bordit.

Hoti tha se ministri i arsimit ka shkel ligjin për arsimin e lartë, duke shkarkuar bordin e Këshillit Shtetërorë të Cilësisë. Sipas tij, në ligj thuhet se nëse brenda një viti më shumë se një e treta anëtarëve të bordit zëvendësohet për çfarëdo arsye, ministri duhet të raportojë dhe kjo nuk ka ndodhur.

Hoti: Ministri shkeli ligjin

“Tek deklarimet jashtë rendit të ditës deputetja Bunjaku e ngiti çështjen e vendimit jo ligjor të ministrit të arsimit për shkarkimin e bordit të këshillit të cilësisë. Mendoj se situata është e qartë se është shkelur neni 7 paragrafi 5 i ligjit për arsimin e lartë që parasheh që nëse me shumë se 1/3 e anëtarëve të bordit ndërrohet për çfarëdo arsye brenda një viti atëherë ministri duhet të raportoj Kuvendit, kjo gjë nuk ka ndodhur. Prandaj nuk mund të procedojmë me pikën 12 për të zgjedhur bordin e këtij këshilli përpara se ministri të raportoj në Kuvend për arsyet e shkarkimit. Prandaj ne kërkojmë që pika 12 të hiqet nga rendi i ditës i seancës së sotme”, tha Hoti.

Kryesuesi Xhavit Halit ka hedhur në votim por nuk u votua për shkak të mungesës së kuorumit. Haliti vazhdoi me pika tjera të rendit të ditës, por Hoti e kundërshtoi, duke thënë se nuk mund të vazhdohet pa u votuar mocioni.

Derisa Haliti i premtoi se mocioni do të votohet në momentin që në sallë janë 61 deputet, LDK lëshojë sallën me arsyetimin se po shkel rregulloren e Kuvendit./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test