LDK: Të miratohet Demarkacioni dhe të dorëhiqet Qeveria

Aktuale

LDK: Të miratohet Demarkacioni dhe të dorëhiqet Qeveria

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:14
Konferenca e LDK-së

(E plotësuar) - Qeveria e tanishme, ka thyer rekordet në degradimin e vendit, duke e dëmtuar atë dhe imazhin e Kosovës.

Kështu pohoi shefi i Grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, në një konferencë për media. Hoti tha se me këtë qeverisje Kosova është izoluar dhe se një izolim të tillë, se ka pasur asnjëherë deri më tani.  Ndërsa tha se gjatë qeverisjes aktuale, kryeministri nuk ka vizituar asnjë nga vendet mike të Kosovës, e Kosovën nuk e ka vizituar asnjë personalitet me peshë të veçantë dhe se marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës janë në piken zero.

Hoti: U thye rekord i degradimit të institucioneve

“ Në katër muaj  të qeverisjes Haradinaj, ka thyer të gjitha rekordet në degradimin e institucioneve të shtetit të Kosovës. Iu garantoj që askush nuk mund që në një periudhë kaq të shkurtër kohore, të bënte gjithë këtë dëm për shtetin dhe për imazhin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Asnjëherë kurrë në të kaluarën Kosova  s’ka qenë më e izoluar se tani. Deri në ekstreme sa është konsideruar dhe vendosja e sanksioneve ndaj shtetit të ri të Kosovës.. N[ 100 ditë të qeverisjes kemi parë një qeveri megalomane me 21 ministra, secili nga pesë  zv ministra dhe ky është një rekord  i kësaj qeverie. Në përbërje të qeverisë kemi një ministër që akuzohet për torturë  ndaj shqiptarëve. Një tjetër që akuzohet për shkelje të kodit penal, për gjuajtje me armë. Një tjetër që ka konflikt të interesit dhe asgjë nuk ndërmerret në këtë qeveri.  Kryeministri fyen gazetarët, iu ka fyer vazhdimisht në konferencat e shtypit. Ka marrë si qeveri vendime jo ligjore me shkarkimin e bordeve që në fakt janë kompetencë e kuvendit të Kosovës.. Ka falur borxhe në mënyrë jo ligjore, për të cilat do të përballet në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Ndërsa tha se me këtë Qeveri as temat e mëdha, nuk po marrin zgjidhje dhe se po shihet tashmë që demarkacioni ka qenë një kauzë e rrejshme. Ndërsa tha se  kësaj qeverie, iu vendos kushti i  luftimit të korrupsionit, i cili i është  hequr në qeverinë e kaluar. Sipas tij ky koalicion, është plotësisht i shpartalluar dhe se asnjë seancë nuk mund të zhvillohet normalisht nëse LDK nuk merr përsipër funksionimin normal të këtij Kuvendi. Ndërsa i quan dramatike dhe skandaloze, zhvillimet e fundit për shfuqizimin e Gjykatës speciale.   Ai tha se liderët e institucioneve i keqpërdorin deputetët e tyre,  të cilët tash i tradhtuan duke u distancuar nga nënshkrimet dhe nga vet deputetët e partisë së tyre. E tha se në të gjitha këto zhvillime, në të gjitha këto dështime përgjegjësinë,  e mban kryeministri i vendit, por në masë të madhe përgjegjësinë  kryesore e mban PDK si partneri kryesor i këtij koalicioni.

Hoti tha se Strategjia e zgjerimit e BE-së, ka trasuar rruga evropiane të Kosovës, megjithëse nuk është vendosur ndonjë datë.  Por shqetësuese në këtë strategji sipas tij, është ajo që për herë të parë përmendet termi i lidhjes së strukturave qeverisëse në çdo nivel të qeverisjes me krimin dhe korrupsionin.  Hoti thotë se Grupi parlamentar i LDK-së pret që demarkacioni të procedohet shumë shpejtë në Kuvendin e Kosovës dhe pas miratimit të tij, Qeveria të jap dorëheqje.

Image
Avdullah Hoti

Hoti: Jemi të gatshëm të marrim në dorë fatin e  humbur të Kosovës

“ Ne jemi të vendosur që menjëherë pas votimit të  demarkacionit, Qeveria duhet të jap dorëheqje. Parlamenti duhet të shpërbëhet dhe vendi të shkoj në zgjedhje të reja dhe sovrani të vendos se kush duhet ta udhëheq Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.  Shteti i ri i Kosovës,  duhet të lirohet nga këta individë. Nga  kjo klasë politike e padijshme dhe e papërgjegjshme, për të marrë përsipër sfidat që e presin Kosovën në rrugën pro evropiane. Rinia e Kosovës nuk i meriton këta udhëheqës. Ne po përgatitemi për qeverisjen e ardhshme. Ne jemi të gatshëm të marrim në dorë fatin e humbur të Kosovës dhe ta kthejmë në rrugën evropiane”, tha ai.

Ndërsa pati dhe një përgjigje se pse Grupi parlamentar ka vendosur që konferencat e rregullta t’i mbajë çdo të premte. Ai tha se presidenti Ibrahim Rugova ka mbajtur konferenca këtë ditë dhe se LDK tashmë po e ndjek këtë simbolik, por tani në rrethana të reja.

Hoti: Presidenti Rugova i mbante konferencat të premten

“E premtja ka simbolikën e vet. Për një dekadë presidenti Rugova përmes konferencave për media të premteve, e ka bërë të mundur sensibilizimin ndërkombëtar të çështjes së Kosovës”, tha ai.

Hoti ka folur dhe për gjendjen shëndetësore të liderit të LDK-së Isa Mustafa, i cili gjendet për trajtim në Gjermani. Ai tha se gjendja e tij shëndetësore, është duke u përmirësuar dhe se presin që shpejtë të kthehet në Prishtinë tek familja e tij dhe t’i kthehet aktivitetit të zakonshëm politik.

LDK: Haradinaj e ka izoluar vendin, deputetët e pozitës u shfrytëzuan dhe u tradhtuan nga shefat e tyre

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti sot ka rinisur traditën e partisë së tij për të mbajtur konferenca të premteve, duke folur për krizën politike në Kosovë.

Derisa ka kritikuar Ramush Haradinajn për keqqeverisje, Hoti ka thënë se deputetët e pozitës u shfrytëzuan dhe u tradhtuan nga shefat e tyre kur nisën iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.

“Liderët e Kosovës shfrytëzuan deputetët e tyre dhe në fund i tradhtuan”, ka thënë Hoti në këtë konferencë për media.

Për katër muaj, sipas Hotit, qeverisja Haradinaj theu të gjitha rekordet për degradimin e shtetit. Hoti ka shtuar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë më e izoluar se tani.

“Nuk ka pasur asnjë vizitë nga ndonjë personalitet me peshë të veçantë. Kemi parë një qeveri megalomane. Secila ministri ka nga pesë zëvendësministra. Kemi zëvendëskryeministër që gjuan me armë. Kemi një kryeministër që ka fyer mediat dhe ka falur borxhe”, ka thënë Hoti.

“Temat e mëdha nuk kanë marrë zgjidhja nga kjo qeveri. Ushtria është e kushtëzuar nga serbët. Dialogut me Serbinë po zhvillohet pa asnjë platformë. Kemi pasur përfshirjen e Presidentit në mënyrë joligjore në këtë proces”, ka shtuar ai.

Të ratifikohet Demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media në kohën kur është caktuar vazhdimi i seancës së djeshme që kishte mbetur në gjysmë, për shkak të mungesës së kuorumit.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti periudhën e qeverisjes Haradinaj e ka cilësuar si “periudhë rekorde të degradimit të vendit”.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka qenë kur me e izoluar ku kanë munguar vizitat e zyrtarëve të shteteve mike të Kosovës.

“Haradinaj ka falë borxhe sikur të ishin para të tij. As temat e mëdha si ushtria, dialogu e liberalizimi i vizave nuk janë adresuar”, ka thënë Hoti.

Tutje sipas Hotit kësja qeverie i është rikthyer si kusht për viza, luftimi i korrupsionit.

“Shfuqizimi i Speciales ka qenë vendimi më skandaloz që ka ndodhur. Liderët shtetëror i shfrytëzuan dhe mashtruan deputetetët dhe më pas u tërhoqën. Për këtë përgjegjës është Haradinaj, dhe PDK-ja si partia më e madhe në koalicion”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka kërkuar që demarkacioni të procedohet sa më shpejtë për në Kuvendin e Kosovës, dhe vendi të shkojë në zgjedhje. 

Konferenca e grupit parlamentar të LDK-së (Drejtpërdrejt)

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës po mban konferencë për media.

Ata kanë njoftuar se tash e tutje do të mbajnë konferenca çdo të premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat