Haliti – Pacollit: A don me shku me u fal a?

Aktuale

Haliti – Pacollit: A don me shku me u fal a?

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:00
Xhavit Haliti dhe Islam Pacolli

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e udhëheq sot vazhdimin e seancës së Kuvendit, ku parashihet vazhdimi i asaj që dje nuk ka mundur të realizohet në mungesë kuorumi.

Pasi u kërkua të votohet për prezencë, doli që në fillimin e seancës së sotme në Kuvend ishin prezent vetëm 42 deputet, gjë që e pamundëson vazhdimin e seancës e cila është paraparë të mbahet.

E Haliti e ka parë të arsyeshme që të pres, pasi që sipas tij, Komisioni i Bujqësisë ka një takim, dhe derisa ata të vijnë nuk mund ta konstatojnë kuorumin.

Është deputeti i Kuvendi të Kosovës, Islam Pacolli ai i cili i ka shkruar Haliti te foltorja për tu konsultuar me të, e ky i fundit ia ka kthyer duke i thënë se “A don me shku me u fal a?”.

Kujtojmë që në seancën e sotme do të bëhet shqyrtimi i pikave 12, 14 ndërsa pika 9 dhe 10 mbesin për një ditë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat