Kryeministri Haradinaj vizitoi Pentagonin

Aktuale

Kryeministri Haradinaj vizitoi Pentagonin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:11
Haradinaj në SHBA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e takimeve të rëndësishme në SHBA, sot vizitoi Departamentin e Mbrojtjes –Pentagon, ku u takua me Gjeneralin Joseph L. Lengyel - Shef i Gardave Nacionale të SHBA-ve, znj. Laura Cooper nga Departamenti i Mbrojtjes dhe oficerë të tjerë të lartë të ushtrisë Amerikane. 

Në këto takime edhe njëherë u konfirmua përkushtimi për avancimin e raporteve Kosovë-SHBA. Ushtria Amerikane është faktor jetik i paqes dhe lirisë në Kosovë dhe rajon. 

Kryeministri Haradinaj falënderoi bashkëbiseduesit për përkrahjen e vazhdueshme dhe, edhe njëherë theksoi rëndësinë e transformimit sa më të shpejtë të FSK-së në Forcë të Armatosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat