Daut Haradinaj: Kosova humb territor me marrëveshjen aktuale të Demarkacionit - Bota Sot
Daut Haradinaj: Kosova humb territor me marrëveshjen aktuale të Demarkacionit

Aktuale

E martë, 16 tetor 2018

Daut Haradinaj: Kosova humb territor me marrëveshjen aktuale të Demarkacionit

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:32
Daut Haradinaj

Deputetit të AAK’së, Daut Haradinajt, nuk po i duket diçka e re iniciativa e kryetarit të Nismës Social Demokrate për ta zgjidhur çështjen e Demarkacionit. Ai thotë se, edhe pse janë partner koalicioni, një nismë e tillë ka qenë në vazhdimësi.

Haradinaj tha se po tentohet që të dy shtetet, si ajo e Kosovës por edhe e Malit të Zi, të ndahen të kënaqura.

“Ne jemi parterë koalicioni por Limaj s’po thotë asgjë të re nga ajo që po flasim, sidoqoftë ne jemi tu insistu me gjet një formë sa ma të përshtatshme për Kosovën por pa humb territori. Versioni aktual nuk kalon për AAK’në”, thotë Haradinaj.

Siç tha ai, Kosova humb territor me marrëveshjen aktuale. “Ne insistojmë se brenda marrëveshjes e cila thotë në qoftë se palët gjejnë gabime ato të mund të rinegociohen”, ka shtuar ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test