Edita Tahiri: Dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave, procese të ndara

Aktuale

Edita Tahiri: Dialogu me Serbinë dhe liberalizimi i vizave, procese të ndara

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:14
Edita Tahiri

Deklarata e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj se dialogu me Serbinë nuk ka kuptim pa liberalizim të vizave për Kosovën, po vlerësohet si e pabazë dhe jashtë realitetit.

Për me tepër nga politikanë në Kosovë thuhet se këto dy proces janë të ndara.

Ish- udhëheqësja e dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri ka thënë se këto dy procese janë të ndara dhe se liberalizimi i vizave ka të bëjë më kushtet që Kosova i ka plotësuar, përveç Demarkacionit me Malin e Zi.

Ajo ka thënë se dialogu është një prej kushteve drejt BE-së, e që sipas saj me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit është kaluar faza e parë.

“Këto dy procese nuk janë të ndërlidhura sepse liberalizimi i vizave ka të bëjë më kritere të cilat Kosova i ka plotësuar të gjitha, përveç demarkacionit. Është një proces i ndarë prej dialogut të Brukselit, që është një prej kushteve për të ecur drejt BE-së, e që fazën e parë e kemi kryer me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, pra kemi hyrë në rrugën zyrtare të integrimit evropian falë punës tonë konstruktive në dialog dhe reformave që kemi bërë”, ka thënë Tahiri.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit të tij në Strasburg ka thënë vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pa liberalizim të vizave nuk ka kuptim.

Aktualisht dialogu mes dy vendeve është pezulluar nga ana e Serbisë, e cila ka thënë se nuk do të ketë vazhdim të tij, derisa të zbardhet vrasja e politikanit  serb Oliver Ivanoviq.

E sipas ish-kryenegociatores Tahiri, deklarata e Hoxhajt ka qenë më shumë e drejtuar ndaj Serbisë si kundërpërgjigjeje për pezullimin e dialogut.

“Po supozoj se z.Hoxhaj e ka dhënë një deklaratë të tillë si kundërpërgjigjeje ndaj deklaratave të palës serbe e cila refuzon të marrë pjesë në dialog deri sa të zbardhet rasti i vrasjes së politikanit Ivanoviq”.

“Kushti i tyre është i pakuptimtë i pabazë dhe po supozoj se z.Hoxhaj e ka bërë një kundër reagim të pabazë, por sa për t’ia bërë me dije Serbisë, që ajo nuk po ka vullnet për dialog. Kujtojë që është një deklaratë më tepër e drejtuar nga Serbia si një kundërpërgjigje politike siç e bëri Serbia”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat