Veseli kërkon konsensus politik për demarkacionin

Aktuale

Veseli kërkon konsensus politik për demarkacionin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 20:16
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka theksuar se për votimin e demarkacionit duhet patjetër të ketë konsensus politik.

Në një intervistë për RTK, Veseli shprehet optimist se demarkacioni do të votohet shpejt, derisa mohon mundësinë që vizita e paralajmëruar e kryeministrit malazez në Kosovë, të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

Sipas tij është e pahijshme mbajtja peng e temave të tilla kaq vjet pas luftës.

“Forcimi i sovranitetit tonë bëhet përmes përcaktimit të kufijve. Çështja e shënimit të kufijve të Kosovës me vendet siç është edhe Mali i Zi duhet të behet të përfundojë sa më shpejt. Jam tepër optimist se këtë çështje do ta zgjidhim dhe mund ta zgjedhim nëse do të kemi konsensusin e përbashkët”, tha Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat