Belul Beqaj: Ekzistojnë argumente politike dhe juridike që të ngritët padi kundër Haradinajt

Aktuale

Belul Beqaj: Ekzistojnë argumente politike dhe juridike që të ngritët padi kundër Haradinajt

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 21:10
Ramush Haradinaj, Belul Beqaj

Analisti politik, Belul Beqaj, ka thënë se preteksti i disa deputetëve që demarkacioni së pari të votohet, e më pastaj të rishikohet në pajtim me palën malazeze, është shumë i dëmshëm në kuptimin afatgjatë.

“Preteksti që më vonë të rishikohet  është shumë i dëmshëm në kuptimin afatgjatë. Së pari, a se rishikojë tërë procesin Komisioni i Bulliqit ? Nëse se kanë rishikuar si duhet a nuk duhet të shkarkohet edhe ky Komision! Së dyti, fakti se është shkarkuar Komisioni i Mehës,a s’do të nënkuptonte hedhjen e raportit të atij Komisioni ? A nuk është jo logjike, kontradiktore të shkarkosh komisionin e të hedhësh në votim raportin e tyre?!”, ka theksuar Beqaj.

Ndër të tjera, Beqaj ka folur edhe për vendimet e Haradinajt, për të cilat konsideron se ekzistojnë argumente juridike që të ngritët padi, pasi ka thënë se i ka dëmtuar interesat e qytetarëve.

“Mendoj se ekzistojnë argumentet politike por edhe juridike që të ngritët padi kundër kryeministrit të Kosovës për abuzime që po bën në dëm të drejtave dhe interesave të qytetarëve”, tha ai.

Tekstin e plotë mund ta lexoni te Mediat Shqiptare duke vizituar këtë lidhje

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat