Haradinaj nderon heronjtë e SHBA-ve

Aktuale

Haradinaj nderon heronjtë e SHBA-ve

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 18:58
Kryeministri Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka nderuar heronjtë e lirisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Arlington National Cemetery në Washington.

“Ishte nder i imi të përulem para varreve të heronjve të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Mijëra ushtarë ranë duke mbrojtur vlerat e demokracisë dhe paqes në mbarë botën. Kosova më shumë se çkado, nderon flijimin e jetëve për liri. Heronjtë tuaj janë edhe heronjtë tanë”.

Haradinaj është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe ka zhvilluar disa takime me personalitete të rëndësishme atje, por të cilët kanë ndihmuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat