Haradinaj viziton ushtrinë amerikane

Aktuale

Haradinaj viziton ushtrinë amerikane

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 22:25
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur sot  nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”  bëhet e ditur nga zyra për informim e Kryeministrisë.

Sipas këtij njoftimi kryeministri Haradinaj, nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”. 

“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane.Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, thuhet nga zyra e kryeministrit duke cituar  Haradinajn.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat