Ligji për pagat të miratohet sa më shpejt

Aktuale

Ligji për pagat të miratohet sa më shpejt

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 09:07
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Ligji për nivelizimin e pagave është domosdoshmëri për vendin.

Ai ka deklaruar se vetëm miratimi i këtij ligji do të mund ta prolongonte keqmenaxhimin e parasë publike në çdo institucion, në veçanti nga anëtarët e bordeve të ndërmarrjeve publike.

Sipas tij, duhet të ndërpriten shtesat për të gjitha bordet e kompanive publike.

Deputeti i LDK-së ka kritikuar partitë në pushtet për mosmiratimin e Ligjit për pagat.

Abdixhiku ka thënë poashtu se detyra e parë e një qeverie serioze do të duhej të ishte kursimi i parasë, që pastaj ky kursim i parasë të financohej në shëndetësi, arsim dhe gjyqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat