Pahor vlerëson konsistencën e LDK-së për integrimet euroatalantike

Aktuale

Pahor vlerëson konsistencën e LDK-së për integrimet euroatalantike

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:15
Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i GP LDK, Avdullah Hoti në takim me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të prirë nga shefi i GP LDK, Avdullah Hoti, kanë takuar në Kuvendin e Kosovës, Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor.

Sipas komunikatës për media nga LDK, në takim u bisedua për rolin e Sllovenisë si shtet mik i Kosovës dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë në prag të shënimit të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Pahor vlerësoi lart kontributin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në shtet ndërtimin e vendit dhe konsistencën e vazhdueshme në përkushtimin për integrimet euroatlantike”, thuhet në komunikatë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Hoti, e cilësoi si tepër të çmueshme mbështetjen e Sllovenisë në përpjekjet e Kosovës për zhvillim ekonomik dhe anëtarësim në organizmat e rëndësishëm ndërkombëtar.

Në takim me Presidentin Pahor morën pjesë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, shefi i GP LDK,  Avdullah Hoti, dhe deputetët Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku Driton Selmanaj dhe Doruntinë Maloku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat