Haki Abazi ‘shpërthen’ ndaj qeverisë për Termocentralin e ri: Gabim që do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës - Bota Sot
Haki Abazi ‘shpërthen’ ndaj qeverisë për Termocentralin e ri: Gabim që do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës

Aktuale

E martë, 23 tetor 2018

Haki Abazi ‘shpërthen’ ndaj qeverisë për Termocentralin e ri: Gabim që do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës

Nga: G.B Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:49
Haki Abazi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka bërë një koment në lidhje me termocentralin e ri të Kosovës, për të cilin ai thotë se është gabim i shtrenjtë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kontrata për termocentralin e ri është një gabim i madh ekonomik, financiar dhe mjedisor, pasojat e të cilit do të ndihen për së paku 60 vjet, përcjell Bota sot.

Shkrimi i plotë:

Termocentrali i Ri i Kosovës një gabim i shtrenjë

Kontrata për termocentralin me qymyr Kosova e Re është gabim monumental - për të cilin populli i Kosovës do të paguajë, në mënyra të ndryshme, për gjashtë dekadat e ardhshme.

Nga HAKI ABAZI

Dy javë më parë, Minisitri i Ekonomisë në Kosovës, Valdrin LLuka, ka publikuar marrëveshjen që ka nënshkruar në emër të Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e termocentralit të ri me qymyr, të quajtuar Kosova e Re.

Ky është një gabim i madh ekonomik, financiar dhe mjedisor, pasojat e të cilit do të ndihen për së paku 60 vjetët e ardhshme.

Marrëveshja nuk i sjell dobi popullit të Kosovës dhe shkon kundër zhvillimit ekonomik të vendit.

Qeveria në komplot dhe bashkëpunim me klanin PRONTO – grup në qendër të aferës i cili përhumbi qeverinë e kaluar dhe zbuloi se si aktivistët e partisë emërohen në pozita në kompanitë publike.

Një grup, i Partisë Demokratike në pushtet, zyrtare – i quajtur klani PRONTO - erdhi në qendër të vëmendjes në vitin 2016, kur uebfaqja Insajderi filloi të publikoj biseda të lëshuara që prentendojnë të zbulojnë se si PDK ndikoi në emërimet në pozitat më të larta të sektorit publik, duke përfshirë sektorin e energjisë.

Përveq qështjeve ekonomike dhe financare që sjell ky projekt, janë grimcat helmuese dhe ndotësit tjerë që do të prodhohen për 60 vitet e ardhshme – jetëgjatësia mesatare e termocentralit me qymyr. Qeveria vështirë se di ose kupton specifikimet teknike të temocentralit për të cilin është pajtuar për ndërtim.

Përveq të një marrëveshjeje shumë të dobët dhe me gjasë të dëmshme për blerjen e rrymës, ministri ka deklaruar se Kosova duhet të siguroj ujë për ftohjen e turbinave të termocentralit.

Prej nga do të vije ky ujë – duke ua marrur ujin fermrëve? A jemi të sigurtë që ujin mund ta marrim nga liqeni I Ujmanit/Gazivodës – të cilin Kosova ia ka lënë nën adminsitrim Serbisë me dialogun Prishtinë-Beograd ndërmjetësuar nga BE ?

Sipas marrëveshjës së publikuar për termocentral, Kosova garanton se do të ofroj linjit të cilësisë së caktuar për kompaninë e cila do të ndërtoj termocentralin, Countur Global.

Kjo do të thotë se qeveria do të mbuloj të gjitha shpernzimet e shpronësimit të tokës së nevojshme, që nënkuptom zhvendosjen e njerëzve dhe largimin nga jetesa e tyre.

Kështu që, përveq largimit të njerëzve nga tokat e tyre, do të shkatërroj tokën fertile dhe biodiversitetin e vendit, do të hap gropa të zeza për 60 vitet e ardhshme, si dhe do të obligohet për menaxhimin e hirit, substancë kjo e dëmshme për ajrin dhe dheun.

Ministri Lluka thot se qeveria nuk ka pasur asnjë detyrim financiar në këtë marrëveshje. Por realiteti është goxha ndryshe.

Kostoja e ujit, tokës, zhvendosjes, strehimit, kompenzimit, menaxhimit të pluhurit dhe kemikaleve tjera të rrezikshem dhe detyrimi që do të ngarkoj popullin e Kosovës për të blerë të gjithë energjinë e prodhuar nga kompania - edhe kur nuk na nevojitet - janë kostot e vërteta financiare.

Një kosto tjetër është bërja jofunksionale e Kosovës B, një termocentral më i lirë në vend. Investimet e bëra viteve të fundit në linjat e transmetimit do të treten, pasi nevoja për këtë rrjet do zhduket . E njejta vlen për investimet bëra në programet për energj të ripërtritshme dhe efiçiencë.

Kjo krijon një situatë në të cilën të qenurit energji-efikas, dhe të pasurit burime diverse të energjisë, është kontraproduktive me marrëveshjen – sepse qeveria na ka bllokuar me një marrëveshje ku ne mundemi vetëm të blejmë energjinë e prodhuar nga ky termocentral.

Duke përdorur retorikën e përgjithësuar e të pakuptim, qeveria fsheh faktin se i tërë ky investim është ngarkesë e madhe për qytetarët e Kosovës..

Së pari, një qytetar i rëndomt, përmes taksave do të bartë koston që kjo qeveria është zotuar me marrëveshjen: koston e zhvendosjes, përpunimit të qymyrit dhe furnizimit me uje, kostot e degradimit mjedisor, si dhe shëndetit public për 60 vitet e ardhshme.

Në anën tjetër, bazuar në studimin e ekspertëve ndërkombëtar, çmimi i faturës së energjisë do të rritet për minimum 50 përqind përveç kostos së gjeneruar të energjisë elektrike, për të mbuluar koston e investimit.

Kjo qeveri në të vërtet mendon se ky popull është budalla – dhe nuk e kupton se askush nuk bën investime kapitale private pa e vlerësuar llojin e përfitimit që do të kenë që nga investimi primar e deri në kohëzgjatje të projektit.

Kjo është arsyeja pse e gjithë marrëveshja i jep investitorit mbrojtje të plotë, heq autoritetin e ligjit të Kosovës dhe pa marrë parasysh skenarin, do të thotë se Kosova do t'i paguajë investitorit shuma të mëdha parash.

Përveç kësaj, të gjitha negociatat për marrëveshjen janë bërë jashtë kornizës së rregullt ligjore. I tërë procesi ka shkelur procedurat e prokurimit publik duke përfshirë vetëm një ofertues në negociata, ndërsa ligji kërkon përfshirjen e dy ofertuesëve.

Në fund të fazës së negociatave, marrëveshja u nënshkrua sipas ligjit të vjetëruar për investimeve strategjike të huaja - një statut që nuk ka qenë në fuqi në asnjë vend në botë për të paktën 25 viteve të fundit.

Ky ligj fillimisht kishte për qëllim të tërheqë investitorë të huaj. Por, në fakt ajo që ky ligj bënë është dhënia e të drejtave të pakufizuara për investitorët të bëjnë çfarë të duan, edhe në rastet kur qeveria ose një palë e tretë hap një rast kundër tyre, investitori mund të largohet me miliona dollarë pa përfunduar punën që ata kishin rënë dakord ose që ndonjëherë ishin përgjegjës ndaj institucioneve të Kosovës.

Nuk ka logjikë ekonomike apo mbrojtje të interesit publik në këtë marrëveshje. Nëse dikush e bën matematikën, është e qartë se kjo qeveri ka bërë një gabim të madh ekonomik - një pasojë e të cilit do të mbetet në derën e një qeverie të ardhshme.

Në çdo vend tjetër, kryeprokurori do të niste hetime mbi marrëveshjen, meqenëse janë shkelur të gjitha procedurat, përfshirë ligjin mbi prokurimin publik dhe ligjet mjedisore, dhe shteti është dëmtuar në një shkallë që do të konsiderohej si shkelje e kushtetutës.

Çfarë thotë marrëveshja, e cila është gjithashtu e rrezikshme, është se kontraktori kërkon "qymyr të një cilësie të caktuar dhe ujë të një cilësie të caktuar".

Kjo do të thotë se qeveria do të mirret me tharjen e qymyrit dhe pastrimit me ujë për të mundësuar operimin e termocentralit.

Ky është problem i madh, dhe jo vetëm nga pikëpamja financiare. Terminologjia ligjore e përdorur poashtu krijon hapsirë që investitori të kërkoj fonde shtese në çdo kohë nga qeveria – pasiqë qeveria pashmangshëm do të mbetet mbrapa në përmbushjen e kushteve të parapara në marrëveshje.

Të gjitha këto dhe shumë qështje të tjera duhet të ishin adresuar në Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Shoqërorë, në të cilin Banka Botërore dhe qeveria kanë shpenzuar miliona euro në 15 vitet e fundit - dhe nuk ka prodhuar.

Natyrisht, dështimi për të vepruar është politik, sepse Ndikimi I Vlerësimit Mjedisor dhe Shoqëror do të tregonte se sa e pavlerfshme është kjo kontratë në aspekt ekonomik dhe financiar, dëmët që do ti shkaktonte shëndetit publik dhe shkatrrimit e degradimit të mjedisit.

Pyetja tjetër është, pse qeveria jonë nuk e ka Bankën Botërore garantues për këtë projekt? A ka pas ndonjë vendim nga bordi i Bankës Botërorë për mbështetjen e këtij termocentrali? Më në fund, unë deklaroj publikisht se kurrë nuk kam pasur ndonjë investim në sektorin e energjisë dhe nuk kam asnjë interes personal në lidhje me ndonjë investim të energjisë në Kosovë apo diku tjetër. Haki Abazi është Kreu i Insitutit për Demokracitë në Zhvillim, think tank me seli në Washington.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test