Greva e mësimdhënësve, nuk mbahet ora e parë e mësimit - Bota Sot
Greva e mësimdhënësve, nuk mbahet ora e parë e mësimit

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Greva e mësimdhënësve, nuk mbahet ora e parë e mësimit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 08:55
Greva e mësimdhënësve

Nëpër të gjitha shkollat e Kosovës sot nuk është mbajtur ora e parë e mësimit, për shkak të grevës së thirrur nga SBASHK-u.

Në shkollën fillore të mesme të ulët "Naim Frashëri" ka filluar greva një orëshe e paralajmëruar ditë më parë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Kjo protestë është duke u mbajtur si shenjë revolte ndaj Qeverisë së vendit e cila ende nuk e ka proceduar në Kuvendin e Kosovës projektligjin për punëtorët e arsimit në vitet 1990-99.

Muzafer Qafleshi profesor i Edukatës Muzikore për Kosovapress ka deklaruar se janë duke e mbajtur këtë grevë sepse kërkesat e tyre nuk janë duke u realizuar nga qeveria e vendit.

Ndërkaq Sabrie Muqolli mësimdhënëse e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe tha se janë në gjendje shumë të keqe derisa me greva duhet t'i kërkojnë të drejtat që iu takojnë.

Edhe pse SBASHK- u ka apeluar që nxënësit të mos vijnë në shkollë në orën e parë në korridoret dhe klasat ë shkollës fillore të mesme të ulët" Naim Frashëri" u pa një numër i madh i nxënësve të cilët thanë se kanë ardhur në shkollë edhepse kanë qenë të informuar se ora e parë e mësimit nuk mbahet pasi që mësimdhënësit janë në grevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test