Ministri Federal për Punë të Jashtme Sigmar Gabriel viziton sot Kosovën

Aktuale

Ministri Federal për Punë të Jashtme Sigmar Gabriel viziton sot Kosovën

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 10:15
Ministri Federal për Punë të Jashtme Sigmar Gabriel

Nga 14 deri më 15 shkurt 2018 Ministri Federal për Punë të Jashtme, Sigmar Gabriel, do të qëndrojë në Kosovë, njofton zyra për informim e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Gjatë vizitës ai do të zhvillojë biseda bilaterale me përfaqësues të Republikës së Kosovës. Veç kësaj Ministri i Jashtëm do të ketë mundësi të takohet e  të bisedojë edhe me përfaqësues së shoqërisë civile.

Sigmar Gabriel mban pozitën e Ministrit Federal të Punëve të Jashtme te Republikës Federale të Gjermanisë që nga janari i vitit 2017. Kjo është vizita e tij e dytë në Kosovë. Udhëtimi i tij i parë ishte në prill të vitit 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat