Veteranët – institucioneve: Mos i nëpërkëmbni flamujt

Aktuale

Veteranët – institucioneve: Mos i nëpërkëmbni flamujt

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:32
Ilustrim

Organizatata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar për ngjarjet e fundit lidhur  me heqjen flamurin kombëtar dhe vendosjen e atij shtetëror te rrethi në Prishtinë.

Ata kanë kërkuar nga institucionet dhe partitë politike që siç kanë thënë të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, si dhe të mos zhvendosen ata natën.

“Ngjarjet që janë duke ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke i vendosur përballë flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror, kanë pasoja negative për shoqërinë tonë”.

“Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së”, thuhet në reagimin e veteranëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat