Kryeministri Haradinaj deshi të dyfishoj rrogën, por kaq merr si pension invalidor

Aktuale

Kryeministri Haradinaj deshi të dyfishoj rrogën, por kaq merr si pension invalidor

Nga: H.Orana Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj kishte tentuar dyfishimin e rrogës së tij, ndërsa rritjen e rrogave edhe të zyrtarëve të tjerë qeveritarë, përfshirë edhe Presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Ndonëse tentoj të rris rrogën në vlerën 3 mijë euro, ky tentim i shkoj huq Haradinaj për shkakun se opozita u tregua shumë këmbëngulëse ndaj këtij vendimi.

Agjencia Kundër Korrupsionit e konstatoi si të jashtëligjshëm vendimin për rritje të pagave nga ana e kabinetit qeveritar. Kjo Agjenci, në opinionin e saj, ka thënë se zyrtarët e lartë publikë (kryeministri, zv.kryeministrat, ministrat dhe zv.ministrat) që kanë votuar këtë vendim “kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, konkretisht me konfliktin e interesit ‘rast për rast’, dispozitat e caktuara që rregullojnë ‘Veprimet e ndaluara për zyrtarin e lartë’, si dhe me shumicën e dispozitave që përcaktojnë ‘Parimet e veprimit dhe mos veprimit të zyrtarit të lartë publik”.

Qeveria e pezulloi këtë vendim deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj përveq të ardhurave të majme, ai gëzon edhe një pension invalidor në vlerën 2 mijë e 700, siç ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat