Kjo është gjendja e gjinekologut që u plagos dje nga dhëndri i tij - Bota Sot
Kjo është gjendja e gjinekologut që u plagos dje nga dhëndri i tij

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

Kjo është gjendja e gjinekologut që u plagos dje nga dhëndri i tij

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 13:34
Premtim Gojani

Gjendja e gjinekologut që u plagos dje nga dhëndri i tij, sot është shumë më mirë. Mirëpo, së shpejti ai do t’i nënshtrohet edhe një operimi të tretë.

Kështu kanë konfirmua zyrtarë të Spitalit Amerikan, ku mjeku Premtim Gojani është duke u trajtuar.

“Gjendja shëndetësore e doktorit sot është stabile. Ai është rikuperuar dukshëm pas dy intervenimeve mjekësore që dje i ka pasur, njëri në kokë dhe tjetri në brinjë. Ai sot është shumë më mirë”, thanë zyrtarë të Spitalit Amerikan.

Gojani, në mëngjesin e ditës së djeshme në Prishtinë, u plagos me tre plumba para derës së shtëpisë nga dhëndri i tij Faton Fetiu.

Nga Spitali thanë se mjeku Gojani do të qëndrojë disa ditë në trajtim mjekësor, ku pritet t’i nënshtrohet edhe një intervenimi tjetër mjekësor.

Ndërsa, media mëson se bëhet fjalë për një plumb tjetër që është gjetur në trupin e mjekut Premtim Gojani, në zonën në mes të brinjëve dhe pankreasit. Për këtë arsye, Gojani do t’i nënshtrohet një operimi të tretë. Menjëherë pas ngjarjes, dje mjeku u dërgua në sallën e operimit në këtë spital. Fetiu, dyshohet se e gjuajti Premtim Gojanin me tre plumba, derisa ky i fundit po dilte nga dera e shtëpisë së tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test