Marshi “Një miliard në këmbë” kundër dhunës ndaj grave

Aktuale

Marshi “Një miliard në këmbë” kundër dhunës ndaj grave

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 14:03
Marshi “Një miliard në këmbë”

Me marshim dhe vallëzim në sheshet e kryeqytetit në kuadër të fushatës “Një Miliard në Këmbë”, edhe këtë vit Kosova iu bashkua iniciativës globale që ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj grave.

Jeta Berisha nga Shoqata Artpolis tha se tashmë është bërë traditë që edhe në Kosovë, ashtu si në çdo vend tjetër të botës, më 14 shkurt, të ngrihet shoqëria në mënyrë që t'i tregojnë komuniteteve lokale dhe botës se si duken 1 miliard gra dhe vajza.

Ajo theksoi se çdo shkurt ngritën për të treguar se gratë janë të vendosura për të krijuar një lloj të ri të vetëdijes, atë ku dhuna rezistohet deri sa të jetë ë papranueshme.

Berisha: Çdo shkurt ne ngritemi për t’i treguar botës sesi duken 1 miliard gra dhe vajza

"Më 14 shkurt 2018, në gjithë botën organizohet fushata 'One Billion Rising', si protestë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Sipas statistikave, një në tri gra, dhunohet apo rrihet gjatë jetës të saj, që do të thotë një në miliard gra dhe vajza. Çdo shkurt ne ngritemi në qindra vende të botës për t’i treguar komuniteteve tona lokale dhe botës se si duken 1 miliard gra dhe vajza, si dhe për të hedhur dritë mbi mosndëshkimet dhe padrejtësitë me të cilat të mbijetuarat çdo ditë përballen”, u shpreh ajo.

Pjesë e këtij organizimi mbetet edhe vallëzimi, përmes të cilit marshuesit ‘ngritën’ për të shprehur gëzimin dhe për të festuar faktin se gratë nuk janë të mposhtura nga dhuna. 

E në mbështetje për gratë këtij marshi i ishin bashkangjitur edhe meshkujt.

Koreografi Skender Podvorica tha për KosovaPress se organizimi i kësaj ngjarje ka dhënë ndikim pozitiv në Kosovë, në ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj grave.

Podvorica: Jemi mbledhur për t’i mbështetur gratë që përjetojnë dhunë

“Besoj që ‘One Billion rising’ që organizohet qe 5 vjet nga organizata Artpolis e ka bërë një festë tepër të madhe, me i mbledhë krejt gratë që kanë përjetuar dhunë dhe me u përballë me padrejtësitë që iu bëhet atyre prej shtetit. Ne si shoqëri civile e përfaqësues të organizatave jemi mbledhë që me i mbështetë dhe me iu treguar se nuk janë vet”, tha ai.

Pjesëmarrësit e këtij marshi në duar mbanin pankarta përmes të cilave ftonin në ngritjen e vetëdijes kundër dhunës ndaj grave, si “Një Miliard në Këmbë”, “Çohu! Rebelohu! Bashkohu!”, “Trupi im e Drejta Ime”, “Trupi im nuk është në shitje”.

Ndryshe, nikoqir i këtij aktiviteti  nga ky vit do të jetë Qendra për Art dhe Komunitett – Artpolisnë bashkëpunim me “Rrjetin e Grave të Ksoovës”, “Programi për Studime Gjinore”, “Cel Kosova”, “Këshilli Rinor Kosovar”, “PEN”, “Qendra Kosovare për Studime Gjinore”, “ECIVI Kosovo” dhe “Orca”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat