Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Aktuale

Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Hashim Thaçi dhe Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe për Republikën e Kosovës, Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi.

Kreu i shtetit e uroi ambasadorin, Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi për detyrën e re.    

“Urime për postin e ri. Raportet tona janë të shkëlqyeshme. Falënderojmë angazhimin e pakursyer të Emirateve për njohjen dhe shtetndërtimin në Kosovë”, theksoi presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se Emiratet kanë bërë shumë edhe në shtimin e njohjeve për Kosovën, për çka do të jemi mirënjohës.

Ndërsa, ambasadori Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi, duke uruar presidentin Thaçi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë mbështetjen për Republikën e Kosovës.

“Emiratet do të qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës dhe do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në të gjitha fushat”, tha ambasadori Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat