Kosova dhe Shqipëria angazhohen për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë - Bota Sot
Kosova dhe Shqipëria angazhohen për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Aktuale

E premte, 16 nëntor 2018

Kosova dhe Shqipëria angazhohen për mësimin e gjuhës shqipe në diasporë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Pamje nga takimi

Përfaqësues të Ministrisë së Arsimit , Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë për Diasporë dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, Ministrisë për Diasporë të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë, janë takuar sot në Tiranë, u theksua nevoja për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe koordinimin e aktiviteteve në këtë drejtim.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Arsimit,  në këtë takim, u fol për sukseset dhe sfidat  lidhur me organizimin e mësimit plotësues në diasporë, ndërsa, u shqyrtuan mundësitë dhe modalitetet e implementimit të marrëveshjeve të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë të nënshkruara nga ministrat përkatës në vitin 2015  dhe 2017 lidhur me bashkëpunimin e ndërsjellë, financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë.

“Zyrtarët e lartë të dy shteteve, vendosën që të themelohet një këshill, apo qendër e përbashkët koordinuese, me qendër në Prishtinë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të veprimit konkret në të ardhmen. Gjatë këtij takimi, u bisedua edhe për finalizimin e kurrikulës së përbashkët për diasporë, tekstet mësimore dhe Seminarin tradicional për mësimdhënësit e diasporës dhe aktivitete tjera të përbashkëta. Gjatë ditës së sotme janë mbajtur edhe takime të grupeve punuese, ekspertëve për hartimin e kurrikulës së përbashkët për diasporë,  e cila së shpejti do të finalizohet”, thuhet në komunikatën e MASHT..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test