“Vendosni te dy flamujt afër njëri tjetrit por ndarje nuk ka më, veç bashkim” - Bota Sot
“Vendosni te dy flamujt afër njëri tjetrit por ndarje nuk ka më, veç bashkim”

Aktuale

E premte, 19 tetor 2018

“Vendosni te dy flamujt afër njëri tjetrit por ndarje nuk ka më, veç bashkim”

Nga: G.B Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:26
Flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, ka komentuar heqjen e flamurit të Kosovës, tek rrethi në Prishtinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se flamuri i Kosovës dhe i Shqipërisë, nuk janë në konflikt me njëri tjetrin dhe të dy përfaqësojnë, e që të dy kanë vendin e tyre, përcjell Bota sot.

Abazi më tej thotë se një ditë qytetarët do të mund të zgjedhin simbolin dhe himnin, derisa shton se ata nuk janë as të verbër, ët shurdhër apo memecë, siç janë politikanët.

“Vendosni te dy flamujt afër njëri tjetrit por ndarje nuk ka me, veç bashkim”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë:

Flamuri Kuq e Zi perfaqeson identitetin kombtar te Shqiptareve te cilet padrejteisht gjate historise jane ndare ne shume vende dhe gjithashtu nje numer i madhe i tyre eshte perzene dhe detyruar qe te largohen e te jetojne ne diaspore.

Flamuri i Kosoves eshte simbol shteteror, i shtetit sui-generis si kompromis i vullentit te popullit shumice 92% per Shtet, Pavaresi dhe Liri.

Keto dy simbole nuk jane ne konflikt me njeri tjeterin ato te dy perfaqesojne dhe nuk perjashtojne. Te dy flamujt kane vendine tyre. Sigurisht qe nje dite qytetaret e Kosoves me nje perfaqesim te vertet politik do te fitojne edhe drejten e referendumit qe te percaktojne vet dhe jo ne menyre te imponuar se cialt jane simbolet dhe cili eshte teksti i hymnit te Kosoves. Qytetaret as nuk jane te verber e as nuk jane memec e te shurdher por politikanet sot jane.

Vendosni te dy flamujt afer njeri tjeterit por ndarje nuk ka me, veq bashkim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test