Veseli: Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike - Bota Sot
Veseli: Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike

Aktuale

E hënë, 22 tetor 2018

Veseli: Kosova do të vazhdojë reformat ekonomike

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Kadri Veseli dhe Tao Zhang

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendësdrejtorin Menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

Kryeparalmentari Veseli falënderoi FMN-në për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Sipas një komunikate të Kuvendit, u vlerësua lart gjendja stabile financiare në Kosovë, si dhe u theksua fakti se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm në menaxhimin e financave publike. Në të njëjtën kohë u konfirmua fakti tjetër se Kosova është vendi me normën e rritjes më të madhe ekonomike në rajon.

Kryetari Veseli foli për nevojën e fuqizimit të mëtutjeshëm të sektorit privat, i cili kontribuon shumë në progresin ekonomik të vendit tonë dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.

Në këtë drejtim, ai theksoi se reformat ekonomike së bashku me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit do të jenë prioritete të përhershme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test