Deputetja e Vetëvendosjes kërkon shkarkimin e Haradinajt

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes kërkon shkarkimin e Haradinajt

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 19:56
Fitore Pacolli

Deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli ka kritikuar Kryeministrin Ramush Haradinaj për mungesën e tij në interpelancën e thirrur për vendimin e rrijes së pagave për kabinetin qeveritar.

Pacolli ka vlerësuar që Haradinaj po i ikë përgjegjësisë që i takon dhe si pasojë ai duhet të shkarkohet.

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e Pacollit:

Kryeministri po i ikën përgjegjësisë që ia përcakton Kushtetuta e Republikës.

Kryeministri është ftuar për të raportuar para Kuvendit për vendimin e jashtëligjshëm për rritjen e pagave për veten e tij, zëvendësministrat, ministrat dhe të tjerë si dhe për lartësinë e pagesës së familjeve në skemë sociale.

Interpelanca, e cila u shty fillimisht me arsyetimin se Kryeministri ishte jashtë vendit, nuk do të mbahet as nesër dhe për këtë nuk u dha ndonjë arsyetim.

Kush ia dha të drejtën të bëj një gjë të tillë?

Kryeministri i cili mendon vetëm për luksin e tij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe lë anash familjet në nevojë duhet të shkarkohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat