Lajçi: Nuk e kuptoj pse nuk po dërgohet në Kuvend versioni aktual i demarkacionit

Aktuale

Lajçi: Nuk e kuptoj pse nuk po dërgohet në Kuvend versioni aktual i demarkacionit

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 23:03
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ali Lajçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ali Lajçi ka theksuar se është i befasuar se pse po konservohet versioni aktual i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ai në emisionin “Debat D Plus”, ka theksuar se versioni aktual i demarkacionit do të duhej të dërgohej në Kuvendin e Kosovës, ku edhe sipas tij, do të merrte epilogun përfundimtar – të rrëzohej ose të kalonte.

“Në këtë rast rrëzimi i tij do të krijonte krijon kushte për negocim, sepse nuk do të kemi një variant që do të na rinte te koka, në kuptim të miratimit ose ratifikimit. Vetëm atëherë do të mendonim për variantin e qëndrueshëm dhe real të demaskimit të kufirit”, ka shtuar Lajçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat